KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Pallati i Rinisë drejt transformimit, theksohet rëndësia e asistencës teknike për infrastrukturën

Pallati i Rinisë drejt transformimit, theksohet rëndësia e asistencës teknike për infrastrukturën

Përfaqësues të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, si dhe me përfaqësuesin e European Investment Bank (EIB Global), Damien Sorrell, ku është diskutuar progresi dhe hapat e mëtejmë drejt realizimit të projektit për konservimin dhe modernizimin e këtij objekti.

Sipas njoftimit të Pallatit të Rinisë, në takim kanë marrë pjesë Kryeshefi Ekzekutiv Shpend Bilalli, aksionarja Mimoza Sylejmani dhe Drejtori për Transformim, Gëzim Kastrati.

Gjatë vizitës në hapësirat e objektit, palët kanë trajtuar zhvillimet e deritanishme të projektit dhe rëndësinë e zbatimit të asistencës teknike për avancimin e infrastrukturës sportive, kulturore dhe rinore.

Në njoftim theksohet se projekti synon transformimin dhe modernizimin e një prej objekteve më ikonike të Prishtinës, me qëllim krijimin e kushteve më të mira për organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore.

Po ashtu, Pallati i Rinisë dhe Sporteve ka theksuar se objekti pritet të ketë rol të rëndësishëm edhe në organizimin e Lojërave Mesdhetare XXI – Prishtina 2030, duke u paraparë si një nga hapësirat kryesore mikpritëse, stërvitore dhe garuese të këtij eventi ndërkombëtar sportiv. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.