KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Ish-spiuni izraelit, Pollard: Izraeli do ta zhvillojë luftën e ardhshme kundër Turqisë dhe Egjiptit

Ish-spiuni izraelit, Pollard: Izraeli do ta zhvillojë luftën e ardhshme kundër Turqisë dhe Egjiptit

Jonathan Pollard, shtetas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili ka punuar si spiun për Izraelin, në një podcast për Arutz Sheva të Izraelit ka folur për të ardhmen e marrëdhënieve në Lindjen e Mesme, duke paraqitur edhe qëndrimin e tij për konfliktet e mundshme në këtë rajon.

Duke folur për çështjen e Lartësive të Golanit, të cilat aktualisht janë të pushtuara nga Izraeli, Pollard tha se nëse Siria do të tentonte të rimerrte territorin e saj, në kufijtë e Izraelit do të arrinte Turqia, raportojnë mediat.

“Nuk jam i sigurt se do të kemi punë kaq të lehtë me turqit siç kishim me Iranin. Po e ndjek doktrinën ushtarake turke dhe situatën në Lindjen e Mesme. Po vjen një stuhi”, tha spiuni.

Më pas ai theksoi se një problem i veçantë është fakti që Turqia është anëtare e NATO-s dhe se Izraeli duhet “urgjentisht të zgjidhë Iranin dhe Hezbollahun”.

– YouTube www.youtube.com

“Pse jam i fiksuar me këtë tani? Sepse duhet të përgatitemi për luftën e ardhshme, e cila me shumë gjasë do të jetë kundër Turqisë dhe Egjiptit. Shpresoj që të mos ndodhë, por duhet të kujtoni se kjo ishte demoni i fundit nga kutia e Pandorës, dhe ka një arsye për këtë”, tha ai në podcast.

Pollard u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1987 për vjedhjen e të dhënave të inteligjencës amerikane dhe dorëzimin e tyre Izraelit. Megjithatë, pas dekadash presioni të fortë nga Izraeli dhe grupet pro-izraelite në SHBA, ai u lirua nga burgu në vitin 2015.

Që nga viti 2020 ai jeton në Izrael, ku mbërriti me një avion privat në pronësi të familjes Adelson, një donatore e rëndësishme e fushatave të presidentit amerikan, Donald Trump. Në Tel Aviv u prit nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Vitin e kaluar ndodhi një skandal kur ambasadori i SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee e priti Pollardin në ambientet e ambasadës, pavarësisht se bëhej fjalë për një person të dënuar për shitje të të dhënave amerikane.

Pollard është kandiduar edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Izrael, ndërsa platforma e tij politike është e përqendruar në idenë e zhvendosjes së palestinezëve nga Gaza në Irlandë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.