Sipas “Daily Mail”, Liverpool po planifikon të bëjë katër afrime gjatë kësaj vere, megjithëse nuk pritet ta ketë një merkato aq “të madhe” sa ajo e verës së kaluar.
Prioritet kryesor për “The Reds” mbetet transferimi i dy anësorëve ofensivë, me Yan Diomande të RB Leipzig që përmendet si objektivi kryesor.
Liverpool pëlqen edhe Bradley Barcola të PSG-së, por raporti shton se shanset për ta siguruar rriten nëse Diomande përfundon te gjiganti francez.
Përveç krahëve, Liverpool kërkon edhe një mesfushor të mirëfilltë shkatërrues, pasi opsionet aktuale, Alexis Mac Allister dhe Ryan Gravenberch, thuhet se kanë rënë në formë.
Së fundi, klubi synon edhe një mbrojtës krahu. Raporti pretendon se një mbrojtës i majtë është prioritet pas largimit të Andy Robertson, ndonëse përmendet edhe nevoja për një right-back, me Dominik Szoboszlai dhe Curtis Jones që u detyruan shpesh të mbulonin atë rol sezonin e kaluar.
Liverpooli siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vetëm në xhiron finale të Ligës Preimier, andaj duan përforcime në mënyrë që një situatë e tillë të mos përsitet.
Kujtojmë, objektivi i “Reds” për edicionin e ardhshëm padyshim do të jetë titulli i kampionit në Angli./Telegrafi/
