KORREKT / SOT13 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Fillkov: Kuvendi e votoi nevojën për sjelljen e Ligjit për Këshillin Gjyqësor

Me shumicë votash, deputetët votuan për nevojën e miratimit të Projektligjit për Këshillin Gjyqësor. Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, ka njoftuar se Projektligji ka kaluar në lexim të dytë.

Filkov në fjalimin e tij tha se ky ligj ka filluar një epokë të re pune dhe funksionimi në ministri, në të cilën çdo ligj i rëndësishëm dhe thelbësor për qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të përgatitet përmes një procesi të hapur, publik dhe transparent.

“Risitë kryesore të parashikuara nga Ligji janë: transparencë në procedurën për shkarkimin e Kryetarit të Këshillit Gjyqësor; për herë të parë, specifikimi i kritereve për zgjedhjen e një “avokati të shquar”; vendosja e një debati publik gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies më të madhe; forcimi i kritereve për përzgjedhjen, llogaridhënien dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve; specifikimi i qartë i procedurës për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, por edhe i anëtarëve të Këshillit Gjyqësor; vendosja e një detyrimi për Këshillin Gjyqësor për të specifikuar, individualizuar dhe shpjeguar vendimet për përzgjedhjen dhe përcaktimin e përgjegjësisë së gjyqtarëve; vendosja e afateve për ndërmarrjen e veprimeve për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve, si dhe specifikimi i bazave dhe procedurës për ankim kundër vendimit të Këshillit Gjyqësor, si dhe zgjidhje të shumta të tjera për përmirësimin e kuadrit të përgjithshëm ligjor në përputhje me rekomandimet e BE-së”, tha Filkov.

Ai shprehu keqardhje që një pjesë e opozitës nuk ishte e pranishme në seancë për miratimin e, siç vlerëson ai, një ligji jashtëzakonisht të rëndësishëm që është pjesë e Agjendës së Reformës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.