KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Cllevio” paraqitet në GJKKO, do të dëshmojë për të akuzuarit e grupit të Laert Haxhiut

“Cllevio” paraqitet në GJKKO, do të dëshmojë për të akuzuarit e grupit të Laert Haxhiut

Kleviol Ahmeti, reperi dhe tiktokeri i njohur si “Cllevio” është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për të dëshmuar në procesin ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Dy javë më parë ishte Bashkim Rajku, babai i Rigels Rajkut, reperit të njohur me emrin “Noizy”, që dëshmoi në procesin ndaj 9 të pandehurve, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu, raporton A2 CNN.

Rajku tregoi mbi shpërthimin e një sasie tritoli në një biznes në pronësi të tij në Durrës, në qershor 2022, nga i cili u shkaktuan dëme materiale.

Siç është raportuar edhe më herët, lënda plasëse ishte vendosur në murin e jashtëm të objektit dhe ishte aktivizuar me fitil përcjellës.

Në javën e parë të muajit maj, reperi i Rigels Rajku (Noizy) ishte paraqitur gjithashtu në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.