KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Anthony Gordon, lojtar i ri i Barcelonës – detajet e marrëveshjes

Anthony Gordon, lojtar i ri i Barcelonës – detajet e marrëveshjes

Barcelona ka arritur një marrëveshje me Newcastle United për të nënshkruar sulmuesin anësor, Anthony Gordon.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romanon, marrëveshja është arritur mes palëve dhe janë zbuluar detajet.

“Anthony Gordon te Barcelona, ja ku jemi! Oferta zyrtare e pranuar tani nga bordi i Newcastle dhe pronarët sauditë”, ka shkruar fillimisht Romano.

“Tarifë fikse prej 70 milionë eurosh plus bonuse për ta çuar paketën përfundimtare mbi 80 milionë euro për Newcastle United”.

“Gordon do të udhëtojë këtë javë për vizitat mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës me Barçën”, përfundoi eksperti i transferimeve.

Ndryshe, Gordon do të bëhet transferimi më i shtrenjtë i Barcelonës që kur ata nënshkruan me Antoine Griezmann në vitin 2019.

Anglezi shënoi gjashtë gola në 26 ndeshje të Ligës Premier këtë sezon, teksa pati shumë më tepër sukses në Ligën e Kampionëve, ku shënoi dhjetë herë në 12 ndeshje. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.