KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdixhiku: Festa e Kurban Bajramit nga i kujton vlerat më të larta njerëzore

Abdixhiku: Festa e Kurban Bajramit nga i kujton vlerat më të larta njerëzore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e Kurban Bajramit.

Abdixhiku në një postim në Facebook shkruan se festa e Kurban Bajramit kujton vlerat më të bukura njerëzore.

“Me fat Kurban Bajramin besimtarë myslimanë!

Në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit, ju uroj nga zemra paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. Uroj që Krijuesi t’ju bekojë me mbarësi, qetësi shpirtërore e mirësi në çdo vatër tuajën.

Kurban Bajrami na kujton vlerat më të bukura njerëzore. Na kujton sakrificën, solidaritetin, afërsinë me njëri-tjetrin dhe kujdesin për ata që kanë më shumti nevojë. Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi; një ditë që na rikujton se forca e një shoqërie matet me humanizmin, respektin dhe dashurinë që ndajmë mes vete, por edhe me besimin e falënderimin ndaj Krijuesit.

Në këtë festë, le të jemi më pranë familjes, miqve e fqinjëve; më pranë atyre që kanë nevojë për një fjalë të mirë, për një dorë mbështetje e për një shpresë më shumë.

Me fat Kurban Bajramin!

Paçi gëzim, qetësi e mbarësi në çdo shtëpi tuajën!”, shkruan ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.