KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për “linjat e fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën”

Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e saj të 21-të me radhë, të zhvilluar në formë elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime me karakter buxhetor dhe mbështetës për aktivitete ndërkombëtare dhe institucionale.

Në kuadër të vendimeve të marra, Qeveria ka ndarë 2 milionë euro për zbatimin e Masës 4.5 “Mbështetja e Mërgatës”, pjesë e Pakos së Ringjalljes Ekonomike, me qëllim mbështetjen e linjave të fluturimit drejt destinacioneve që shërbejnë diasporën e Kosovës.

Po ashtu, ekzekutivi ka ndarë mjete buxhetore për disa subjekte dhe organizata, me synim promovimin e Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës janë ndarë 8 mijë euro për pjesëmarrje në Olimpiadën e 67-të të Matematikës, e cila do të mbahet më 21 korrik 2026 në Shangai të Kinës.

Ndërkohë, për “Kosova Global Talent Center” janë ndarë 70,876.79 euro për pjesëmarrjen e 26 nxënësve në finalen e NEO Science Olympiad, që do të zhvillohet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë muajit korrik 2026.

Gjithashtu, Shoqatës së Kimistëve të Kosovës i janë ndarë 3,500 euro për pjesëmarrje në Olimpiadën Ndërkombëtare të Kimisë 2026, e cila do të mbahet në Tashkent të Uzbekistanit nga data 10 deri më 19 korrik 2026.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe lista e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.