KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Trump pas kontrollit mjekësor: Gjithçka perfekt, po kthehem në Shtëpinë e Bardhë

Trump pas kontrollit mjekësor: Gjithçka perfekt, po kthehem në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi sot se ka përfunduar një kontroll gjashtëmujor dhe tha se rezultatet treguan se shëndeti i tij ishte “perfekt”.

“Sapo përfundova kontrollin tim gjashtëmujor në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed. Gjithçka ishte perfekte. Faleminderit mjekëve dhe stafit të shkëlqyer! Po kthehem në Shtëpinë e Bardhë”, shkroi Trump në rrjetin e tij social Truth.

Gjatë një vizite në Spitalin Walter Reed në tetor 2025, kur iu nënshtrua një diagnostikimi të detajuar kardiovaskular, Trump tha se testi nuk tregoi anomali, por më vonë tha se i vinte keq që zbuloi rezultatet e ekzaminimit sepse kishte ngjallur spekulime rreth shëndetit të tij, raportoi Reuters.

Kohët e fundit, fotot që tregojnë mavijosje ose njolla në duart e tij kanë ngritur pyetje të tjera, sipas Reuters.

Trump 79 vjeç, u bë personi më i vjetër që mori detyrën si president i SHBA-së kur filloi mandatin e tij të dytë në janar 2025. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.