KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Një vit më parë një fshat zviceran u zhduk nga rrëshqitja e dheut – dëmi i shkakuar është 255 milionë franga

Një vit më parë një fshat zviceran u zhduk nga rrëshqitja e dheut – dëmi i shkakuar është 255 milionë franga

Një vit pas shembjes shkatërruese të dheut dhe shkëmbinjve në fshatin Blatten, i cili gjendej në kantonin zviceran të Wallsit, është publikuar bilanci zyrtar dhe i plotë i dëmeve financiare.

Katastrofa natyrore e 28 majit të vitit të kaluar, e cila gllabëroi dhe shkatërroi pjesë të mëdha të fshatit piktoresk alpin, ka shkakuar dëme në vlerë prej 255 milionë franga zvicerane.

Nga shuma totale e dëmeve, pjesa dërrmuese – 210 milionë franga – u përket dëmeve në ndërtesa dhe banesa që u rrafshuan apo u dëmtuan rëndë nga masa shkëmbore. Përveç kësaj, 30 milionë franga të tjera u llogaritën për shkatërrimin e pajisjeve shtëpiake, mobilieve dhe sendeve personale të banorëve.

Ndërkaq, rreth 15 milionë franga dëme të tjera u regjistruan jashtë skemave të zakonshme të emergjencës, duke përfshirë këtu dëmshpërblimet për makinat e shtypura nga shkëmbinjtë dhe humbjet financiare të bizneseve lokale që u detyruan të ndërpritnin aktivitetin menjëherë pas katastrofës.

Shoqata Zvicerane e Sigurimeve (SVV) sqaroi përmes një komunikate se kompanitë private të sigurimeve reaguan me shpejtësi dhe pa burokraci për t’u ardhur në ndihmë personave të prekur në fshatin Blatten.

Vetëm katër muaj pas ngjarjes, mbi 80 për qind e vlerës së siguruar për rastet e shkatërrimit të plotë të shtëpive dhe pasurisë shtëpiake u ishte paguar tashmë qytetarëve./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.