KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pacolli-Dalipi: Aksioni i madh i pastrimit nis edhe në Mitrovicë dhe Ferizaj

Pacolli-Dalipi: Aksioni i madh i pastrimit nis edhe në Mitrovicë dhe Ferizaj

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka njoftuar se pas Pejës dhe Prishtinës, aksioni i madh i pastrimit ka vazhduar sot edhe në Mitrovicë dhe Ferizaj.

Në një postim në Facebook, Pacolli-Dalipi bëri të ditur se ekipet janë angazhuar në dy lokacione konkrete, në Mitrovicë dhe në Ferizaj.

“Pas Pejës dhe Prishtinës aksioni i madh i pastrimit sot ka filluar në Mitrovicë dhe Ferizaj. Në Mitrovicë jemi në rrugën Admir Voca ndërsa në Ferizaj në fshatin Komogllavë”, ka shkruar ajo.

Ministrja ka bërë thirrje për angazhim dhe kujdes të përbashkët ndaj mjedisit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pastërtisë.

“Ta bëjmë Kosovën të pastër sepse atdhe tjetër nuk kemi”, ka shkruar Pacolli-Dalipi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.