KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Gjithmonë kam qenë ajo vajzë”, Bebe Rexha publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria

“Gjithmonë kam qenë ajo vajzë”, Bebe Rexha publikon një fotografi të rrallë nga fëmijëria

Këngëtarja shqiptaro-amerikane Bebe Rexha ka rikthyer nostalgjinë te ndjekësit e saj në Instagram, pasi së fundmi ka publikuar një fotografi nga fëmijëria.

Në imazhin e ndarë, Rexha shihet si vogëlushe, e veshur me një bluzë të kuqe dhe me flokë të kapura lart, teksa pozon buzëqeshur në rrugë, duke mbajtur në dorë një kuti të vogël. Postimi u shoqërua me mbishkrimin: “Always been that girl.” (“Gjithmonë kam qenë ajo vajzë”).

Fotoja ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente, me ndjekës që e kanë quajtur postimin tejet të ëmbël dhe plot nostalgji, ndërsa në komente nuk munguan as reagimet humoristike dhe përzemërta nga fansat.

Ky postim vjen në një moment të rëndësishëm për artisten, pasi Bebe Rexha pritet të publikojë albumin e saj të katërt në karrierë, “Dirty Blonde”, më 12 qershor.

Deri tani, ajo ka lansuar disa këngë nga ky projekt, ndërsa më e suksesshmja ka rezultuar “New Religion”, në bashkëpunim me Faithless – këngë që u shndërrua në hit ndërkombëtar dhe është renditur në disa nga toplistat më të rëndësishme botërore të muzikës.

– YouTube youtu.be

Me “Dirty Blonde”, Rexha pritet të sjellë një tjetër kapitull të ri në karrierën e saj, ndërsa interesimi i publikut duket se po rritet edhe më shumë me afrimin e datës së publikimit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.