KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sekuestrohen 215 kg kanabis në Janinë, në pranga tre shqiptarë, mes tyre një grua

Sekuestrohen 215 kg kanabis në Janinë, në pranga tre shqiptarë, mes tyre një grua

Një sasi prej 215 kilogramë kanabis u sekuestrua mesditën e së hënës nga policia greke në Janinë, ndërsa u vunë në pranga 3 shtetas shqiptarë.

Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë nga Prokuroria dhe Departamenti i Konicës pikasën një makinë tip xhip, të drejtuar nga një 23-vjeçare nga Shqipëria , ndërsa një makinë tjetër ndodhej përpara saj, raporton euronews.al.

Shoferja nuk iu bind sinjaleve të ndalimit të policisë dhe, duke përfituar nga kushtet e vështira të motit dhe të rrugës, ajo udhëtoi një distancë të gjatë, duke kaluar nëpër zona të Prefekturës së Grevenës, derisa u ndalua më në fund në Vovousa të Janinës nga oficerët e policisë të Departamentit të Narkotikëve dhe O.P.K.E. të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, 23-vjeçarja shqiptare përplasi dy herë automjetet zyrtare, duke u shkaktuar dëme.

Brenda makinës, e cila ishte e ngarkuar me 118 pako me kanabis të papërpunuar, me një peshë totale prej 215 kilogramësh, u zbulua se ishte edhe djali i saj 2.5 vjeç.

Përveç makinës dhe sasisë së drogës, u sekuestruan edhe dy targat, të lëshuara nga autoritetet greke, që mbante makina, pasi u zbulua se i përkisnin një automjeti tjetër, ndërsa dy targat e vërteta të makinës ishin të lëshuara nga autoritetet shqiptare.

Brenda makinës u gjetën edhe një mulli metalik kanabisi, një kuti plastike me 2.7 gramë kanabis të papërpunuar dhe 3 telefona celularë.

Në të njëjtën kohë, pas shkëmbimit të informacionit midis shërbimeve policore të përfshira, oficerët e policisë nga Departamenti i Trafikut të Grevenës kishin lokalizuar më parë në Filippei, Grevena, automjetin që vepronte si eskortë, në të cilin udhëtonin dy bashkëpunëtorët shqiptarë të të akuzuarve, të cilët u arrestuan. Makina e tyre, së bashku me 510 euro dhe 2 telefona celularë, të cilët u gjetën në posedim të tyre, u konfiskuan.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.