KORREKT / SOT4 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zyrtare: Almir Ajzeraj do të largohet nga Drita, kampioni me njoftim për sulmuesin prishtinas

Zyrtare: Almir Ajzeraj do të largohet nga Drita, kampioni me njoftim për sulmuesin prishtinas

Almir Ajzeraj do të largohet nga Drita pas gjashtë vitesh e gjysmë të kaluara me fanellën bardhekaltër.

Anësori prishtinas ishte një nga figurat më të rëndësishme të klubit në vitet e fundit, duke fituar tre tituj kampioni dhe duke lënë gjurmë të mëdha në historinë e Dritës.

Ajzeraj do të kujtohet veçanërisht si futbollisti që i siguroi Dritës fitoren e parë në fazën e ligës në Ligës së Konferencës, një moment historik për klubin gjilanas ndaj Shelborune.

Me mbi gjashtë vite te Drita, ai konsiderohet një nga lojtarët më besnikë dhe një prej legjendave të klubit, pasi shumë pak futbollistë kanë qëndruar kaq gjatë te bardhekaltrit.

Njoftimi i plotë nga Drita:

“Faleminderit, Magic Almir Ajzeraj, për trofetë, emocionet dhe gjithçka që arritëm së bashku”.

“Ti do të mbetesh gjithmonë njëri prej nesh. Përgjithmonë bardh e kaltër”, thuhet në njoftimin e Dritës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.