KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Rezidenca në Kiev ku jetonte u shkatërrua nga sulmet ruse, flet ambasadori Ernal Fino

Rezidenca në Kiev ku jetonte u shkatërrua nga sulmet ruse, flet ambasadori Ernal Fino

Rezidenca e ambasadorit shqiptar në Kiev është përfshirë mbrëmjen e djeshme nga sulmet ruse, teksa dëmet materiale kanë qenë të shumta.

Në videot e siguruara ekskluzivisht Top Channel, ambasadori Ernal Fino ka treguar shkatërrimet e shpërthimeve.

“Ky është pasojë e sulmit me raketa dhe ja godina e banesës sime, copat e xhamit janë kudo”, tregon ai në video.

Rusia ka ndërmarrë një tjetër sulm masiv me raketa balistike dhe dronë ndaj Ukrainës, duke goditur objektiva civile.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjatë sulmeve të natës së fundit është goditur edhe kompleksi rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Ukrainë, Ernal Filo, çka konsiderohet një përshkallëzim i rëndë i agresionit rus dhe një kërcënim serioz për personelin diplomatik.

Për fat të mirë, ambasadori shqiptar nuk është lënduar. Shqipëria e ka dënuar ashpër sulmin, duke theksuar se goditja e zonave civile dhe vënia në rrezik e diplomatëve përbën shkelje të rëndë të normave ndërkombëtare dhe një tjetër dëshmi të kostos njerëzore të luftës. /tch/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.