KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas kërkimeve intensive gjatë natës, gjendet personi i humbur në Reqan të Prizrenit

Pas kërkimeve intensive gjatë natës, gjendet personi i humbur në Reqan të Prizrenit

Pas një operacioni intensiv kërkimi që zgjati gjatë gjithë natës, ka rezultuar me gjetjen e personit të humbur në orët e para të mëngjesit në fshatin Reqan të komunës së Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila përmes një njoftimi tha se “pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur në orët e para të mëngjesit”.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me institucionet relevante.

“Operacioni është realizuar me sukses falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim Shpëtim, zjarrfikësve të Prizrenit dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

Shoqata ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre gjatë aksionit të kërkim-shpëtimit.

“Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin në këtë operacion”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.