KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Humanoid dhe Bosch do të prodhojnë robotë industrialë

Humanoid dhe Bosch do të prodhojnë robotë industrialë

Kompania e robotikës “Humanoid” ka njoftuar një partneritet me gjigantin gjerman Bosch, me qëllim prodhimin në seri të robotëve humanoidë për përdorim industrial.

Marrëveshja vjen pas një prove të suksesshme (POC – proof of concept), ku robotët e Humanoid demonstruan aftësi të plota në një proces kompleks logjistik në një fabrikë të Bosch-it në Gjermani.

Në këtë test, robotët arritën të transferonin automatikisht kuti nga një rrip transportues në një karrocë, duke punuar në një mjedis dinamik dhe me lloje të ndryshme ngarkesash.

Pas rezultateve pozitive, të dy kompanitë kanë kaluar në fazën e bashkëpunimit për prodhim në shkallë të gjerë të modelit HMND 01, me synim përdorimin e tij në industri si logjistika dhe prodhimi.

Sipas marrëveshjes, Bosch nuk do të jetë vetëm një partner prodhimi, por edhe këshillues teknik dhe strategjik. Ai do të ndihmojë në dizajnin e robotëve, optimizimin e prodhimit, zinxhirin e furnizimit dhe uljen e kostove.

Kompania Humanoid po synon të kalojë nga faza e testimeve drejt komercializimit të gjerë, duke e bërë teknologjinë e saj të gatshme për përdorim në fabrika reale.

Po ashtu, bashkëpunimi përfshin edhe integrimin e teknologjive të Bosch-it, si sensorë, aktuatorë dhe komponentë të tjerë të avancuar, në versionet e ardhshme të robotëve HMND 01. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.