KORREKT / SOT17 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi – shkencëtarët drejt zbulimit të vaksinës

Shpërthimi i Ebolës po përhapet me shpejtësi – shkencëtarët drejt zbulimit të vaksinës

Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos (DRC) po “përhapet me shpejtësi”, tha drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndërsa shkencëtarët britanikë punojnë për një vaksinë të re që mund të jetë “muaj larg”.

Ka të paktën 750 raste të dyshuara të Ebolës në RDK, së bashku me 177 vdekje të dyshuara, sipas Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai tha se janë konfirmuar 72 raste dhe shtatë vdekje, por numri i rasteve të dyshuara dhe vdekjeve ishte shumë më i lartë.

“Këto shifra po ndryshojnë ndërsa përpjekjet e mbikëqyrjes dhe testimet laboratorike po përmirësohen, por dhuna dhe pasiguria po pengojnë reagimin”, tha Ghebreyesus.

Sipas Ghebreyesus, Ebola po “përhapet me shpejtësi” dhe tani paraqet një rrezik “shumë të lartë” në nivel kombëtar.

Ai deklaroi se agjencia e shëndetësisë e OKB-së po rishikonte vlerësimin e saj të rrezikut brenda vendit nga i lartë në “shumë të lartë”.

Rreziku mbetet i lartë për përhapjen rajonale dhe i ulët në nivel global.

Ndryshe, kjo vjen ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit po punojnë për të zhvilluar një vaksinë të re që mund të përdoret për të luftuar shpërthimin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.