KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

​Kujt i takojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë? Ata me pagë mbi 1 mijë euro nuk përfitojnë

​Kujt i takojnë 100 eurot e ndara nga Qeveria në detyrë? Ata me pagë mbi 1 mijë euro nuk përfitojnë

Qeveria në detyrë ka marrë vendim të ndajë nga 100 euro për fëmijët, pensionistët, studentët aktiv dhe punëtorët në sektorët privat.

Mbështetja prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët do të ekzekutohet në fillim të javës së ardhshme, ndërkaq për studentët dhe punëtorët e sektorit privat pritet të hapet aplikimi javën e ardhshme.

Mbështetja prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat dhe atë publik e që nuk paguhen nga buxheti i shtetit vlen për ata punëtorë me të ardhura mujore më pak se 1 mijë euro.

Ndërsa, mbështetja për studentët vlen për ata aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-2026.

“Mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale sipas listës së pagesave të muajit maj të këtij viti, për mbështetje të njëhershme për të gjithë fëmijët që janë përfitues të skemës së shtesave për fëmijë.

Për të gjithë të punësuarit të deklaruar në muajin prill me të ardhura mujore më pak se një mijë euro që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit, pra sektori privat dhe sektori publik por që është jashtë organizatave buxhetore, përfshihen shoqëria civile por edhe ndërmarrjet publike dhe organizata të tjera që nuk marrin pagë nga buxheti. Si dhe mbështetje edhe për të gjithë studentët aktiv dhe të rregullt në vitin akademik 2025-26 në institucionet të arsimit të lartë në Kosovë që përmbushin kriteret”, tha Murati.

Ndryshe, përveç këtyre kategorive, qeveria në detyrë mori vendim që nga muaji maj të rriten edhe shtesat për lehona nga 325 sa janë aktualisht, në 500 euro. /Telegrafi/

Mbështetje të njëhershme për fëmijët, për të gjithë të punësuarit e deklaruar në muajin prill pra me të ardhura mujore më pak se 1 mijë euro që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit, pra këtu është sektori privat dhe sektori tjetër publik por që është jashtë organizatave buxhetore, shoqëria civile, ndërmarrje publike dhe organizata tjera që nuk marrin pagë nga buxheti dhe për studentët aktivë 2025/26 që për mbushin kriteret për përfitim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.