KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA ka kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit

Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës.

Duke folur për programin bërthamor të Iranit, presidenti amerikan tha se Teherani nuk mund të mbajë uraniumin e tij të pasuruar dhe paralajmëroi masa të ashpra ndaj tij.

“Ne kemi kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit. Irani nuk mund të mbajë uraniumin e tij shumë të pasuruar. Sapo ta marrim, me shumë gjasë do ta shkatërrojmë. Ne nuk e duam atë”, u shpreh 79-vjeçari.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes Uashingtonit dhe Teheranit, sidomos rreth programit bërthamor iranian dhe sigurisë në Gjirin Persik.

Ndryshe, udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka urdhëruar që rezervat e uraniumit të pasuruar në nivele të larta të mos largohen nga territori iranian, një vendim që mund të tensionojë më tej negociatat me Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor dhe sigurinë rajonale.

Sipas burimeve iraniane, para shpërthimit të luftës së fundit në rajon, Teherani kishte sinjalizuar gatishmëri për të eksportuar një pjesë të uraniumit të pasuruar në 60 për qind, si pjesë e një kompromisi të mundshëm diplomatik. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.