KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Hasbrouck vazhdon te Trepça, mitrovicasit e konfirmojnë edhe për një sezon

Hasbrouck vazhdon te Trepça, mitrovicasit e konfirmojnë edhe për një sezon

Trepça e ka dhënë sot një lajm të madh për tifozët e saj, vetëm një ditë pas shpalljes kampione e Kosovës. Klubi mitrovicas ka konfirmuar se ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një edicion tjetër me basketbollistin amerikan Kenny Hasbrouck.

Hasbrouck ishte një nga shtyllat kryesore të skuadrës në sezonin e sapopërfunduar, duke luajtur rol të rëndësishëm në rrugëtimin drejt trofeut dhe në ndeshjet vendimtare të play-offit.

Pikërisht kontributi i tij, përvoja dhe lidershipi në parket kanë ndikuar që drejtuesit e Trepçës të vendosin ta mbajnë në ekip edhe për sezonin e ardhshëm, me synimin për ta ruajtur bërthamën e kampionit.

Amerikani, tashmë 40-vjeçar, njihet për karrierën e pasur në basketbollin evropian, ku ka luajtur në disa kampionate të forta dhe me shumë skuadra të njohura.

Në Itali ka qenë pjesë e ekipeve si Virtus Bologna, Cantù, Ferrara, Aurora Jesi, Tezenis Verona, Biella dhe Piacenza, ndërsa më pas ka luajtur edhe në Gjermani me Oldenburg, në Turqi me Mersin, si dhe në Spanjë me Alicante, Cáceres dhe Lleida, përveç klubeve të tjera gjatë karrierës.

Vazhdimi i kontratës me Hasbrouck shihet si sinjal i qartë se Trepça po planifikon që edhe sezonin e ardhshëm të mbetet në majë, duke synuar jo vetëm ta mbrojë titullin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.