KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Përmbytje masive pas shiut intensiv në New York

Përmbytje masive pas shiut intensiv në New York

New Yorku është goditur nga reshje të jashtëzakonshme shiu që kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona të qytetit.

Brenda vetëm disa orësh kanë rënë mbi 15 cm (6 inç) shi, duke kthyer rrugët kryesore në “lumenj” të vërtetë.

Situata ka krijuar kaos në qarkullim, ndërsa shumë automjete janë bllokuar ose janë marrë nga uji, raporton cnn.

Stacionet e metrosë janë përmbytur, duke detyruar ndërprerjen e shërbimeve në disa linja, ndërsa qytetarët raportojnë vështirësi në lëvizje dhe mungesë transporti.

Në disa zona, njerëzit janë detyruar të ecin në ujë deri në nivelin e belit për të arritur në destinacion.

Autoritetet lokale janë angazhuar në menaxhimin e situatës dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme deri në normalizimin e kushteve.

“Qyteti që nuk fle kurrë” po përballet me një nga përmbytjet më të shpejta dhe më të forta të viteve të fundit, ndërsa reshjet ekstreme vazhdojnë të jenë një sfidë serioze për infrastrukturën urbane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.