KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vdes personi cili ra nga kati i një ndërtese në Vushtrri

Vdes personi cili ra nga kati i një ndërtese në Vushtrri

Një person 31-vjeçar ka humbur jetën të enjten, më 21 maj 2026, në Vushtrri, pasi dyshohet se ka rënë nga një ndërtesë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Ilmi Prekazi nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, duke bërë të ditur se rasti është raportuar si rënie nga një kat i një ndërtese që ishte në ndërtim e sipër.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka deklaruar Prekazi.

Ai shtoi se nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se i lënduari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, ka thënë Prekazi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.