KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Dalin pamjet e Range Rover 2026

Dalin pamjet e Range Rover 2026

Range Rover vazhdon të mbetet një nga SUV-të më luksoz në botë edhe për vitin 2026.

Modeli i ri kombinon performancën e fuqishme, teknologjinë moderne dhe komoditetin e nivelit ekzekutiv.

Modeli i ri i Range Rover për vitin 2026 nis me një çmim prej rreth 115 mijë dollarësh, ndërsa versionet më ekskluzive të linjës SV mund të kalojnë vlerën prej 263 mijë dollarësh.

Ekspertët e automobilizmit e cilësojnë atë si “maja e luksit” në kategorinë SUV.

– YouTube www.youtube.com

Përveç dizajnit elegant dhe enterierit luksoz me materiale si lëkura speciale, druri natyral dhe ekranet digjitale të avancuara, modeli i ri sjell edhe teknologji të përmirësuar për vozitje autonome dhe sisteme të sofistikuara sigurie.

Një nga veçoritë kryesore mbetet aftësia ‘off-road’, për të cilën marka britanike është e njohur prej dekadash.

Range Rover 2026 mund të përshtatet automatikisht me terrene të ndryshme, nga bora dhe balta deri te rrugët shkëmbore.

Në gamën e motorëve përfshihen versione me benzinë, hibride dhe motori V8 me performancë të lartë.

Brenda në veturë, pasagjerët kanë në dispozicion ulëse me masazh, sistem audio premium dhe hapësirë të konsiderueshme luksi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.