KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Carrick i “mbyll derën” Realit për transferimin e yllit të Man United

Carrick i “mbyll derën” Realit për transferimin e yllit të Man United

Michael Carrick i ka thënë Manchester United që të mos pranojë oferta për njërin nga lojtarët e tij kyç këtë verë, mes interesimit nga Real Madridi, sipas raportimeve.

United janë kualifikuar për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e përkohshëm të Carrick, me vendin e tretë tashmë të garantuar para ndeshjes së fundit të sezonit në Ligën Premier.Carrick i “mbyll derën” Realit për transferimin e yllit të Man United

Ata janë lidhur me lëvizje për David Affengruber të Elches dhe Jarrod Bowen të West Hamit, ndërsa objektivi kryesor për mesfushën, Elliot Anderson, duket më i prirur të kalojë te Manchester City nga Nottingham Forest.

Por United po fokusohen edhe te largimet, me Carrick që thuhet se është i vendosur të sigurojë që një lojtar të mos përfundojë në “listën e sakrificave” gjatë verës.

Sipas TEAMtalk, trajneri i përkohshëm i United është i vendosur që mbrojtësi i djathtë Diogo Dalot të mbetet në klub, pavarësisht interesimit nga Real Madridi.

Dalot është kritikuar shpesh nga tifozët e United për mangësi në aspektin defanziv gjatë tetë viteve në ‘Old Trafford’, por ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm nën drejtimin e Carrick.

Reprezentuesi portugez është ndër përfituesit e ardhjes së Carrick, duke nisur si titullar në të gjitha, përveç tri, ndeshjeve të United në Ligën Premier nën ish-mesfushorin.

Raportohet se Jose Mourinho, i cili e transferoi Dalot te United, dëshiron ta sjellë atë te Real Madridi, ku pritet të rikthehet për një mandat të dytë në fund të sezonit në Spanjë.

Dalot ka edhe dy vjet të mbetura në kontratën e tij në ‘Old Trafford’ dhe klubi thuhet se është “gjithnjë e më i hapur” për të zhvilluar bisedime për një zgjatje të saj./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.