KORREKT / SOT16 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

20 milionë euro obligacione dalin në ankand më 28 maj

20 milionë euro obligacione dalin në ankand më 28 maj

Ministria e Financave e Kosovës ka njoftuar se më 28 maj 2026 do të mbahet ankandi i dytë i letrave me vlerë për këtë vit.

Në kuadër të këtij ankandi do të emetohen obligacione me maturitet 3-vjeçar në vlerë prej 20 milionë euro.

Sipas njoftimit, investimi në obligacione konsiderohet investim i sigurt dhe është i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Interesi, i cili përcaktohet nga tregu, u garantohet investitorëve gjatë gjithë periudhës së maturimit prej tre vitesh dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Ministria u ka bërë thirrje të gjithë të interesuarve që për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande dhe procedurave për blerjen e letrave me vlerë të kontaktojnë bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.