KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Hezbollhau me dron godet “Iron Dome” izraelit

Hezbollhau me dron godet “Iron Dome” izraelit

Sulm me dron FPV ndaj sistemit “Iron Dome” pranë kufirit Liban–Izrael.

Një dron FPV i Hezbollahut ka goditur një lëshues të sistemit izraelit të mbrojtjes ajrore “Iron Dome” pranë kufirit Liban–Izrael, në zonën e Jall el Aalam, sipas raportimeve dhe pamjeve të publikuara.

Pamjet e sulmit tregojnë dronin duke u drejtuar dhe duke u përplasur drejtpërdrejt në një strukturë me tuba raketash të sistemit të mbrojtjes ajrore.

Sipas pretendimeve të lidhura me ngjarjen, ky lloj sulmi tregon një dobësi të mundshme në sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ku dronë me kosto të ulët mund të synojnë dhe të dëmtojnë pajisje ushtarake shumë më të shtrenjta, që arrijnë në miliona dollarë.

Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të vazhdueshme përgjatë kufirit Liban–Izrael, ku përplasjet dhe sulmet e ndërsjella kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve për stabilizim të situatës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.