KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Veturat elektrike nuk digjen më shpesh se ato me benzinë

Veturat elektrike nuk digjen më shpesh se ato me benzinë

Ekziston një mendim i përhapur se veturat elektrike marrin flakë më shpesh sesa makinat me benzinë, naftë apo hibride, por kjo është vetëm një perceptim.

Është e vërtetë që zjarret në makinat elektrike janë më të vështira për t’u shuar, por frekuenca e tyre nuk është më e lartë. Përkundrazi.

Faqja belge Gocar.be ka publikuar të dhëna nga Norvegjia, e cila konsiderohet një treg përfaqësues. Në Norvegji, ku automjetet elektrike janë veçanërisht të përhapura, Drejtoria për Mbrojtje Civile (DSB) publikon statistika të detajuara për zjarret në automjete.

Në gjysmën e parë të vitit 2025, Norvegjia ka regjistruar 0.034 zjarre për 1000 automjete elektrike.

Për automjetet me motor me djegie të brendshme, kjo shifër është 0.195 zjarre për 1000 automjete. Pra, makinat me naftë, benzinë dhe hibride marrin flakë rreth gjashtë herë më shpesh.

Kjo krahasim është i rëndësishëm sepse Norvegjia aktualisht ka një nga flotat më të mëdha të automjeteve elektrike në botë; më shumë se një e katërta e të gjitha makinave në vend janë elektrike.

Natyrisht, duhet marrë parasysh edhe fakti që flota e makinave elektrike është dukshëm më e re se ajo e automjeteve me motorë me djegie të brendshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.