KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Promovohet postromani “Epoka e konsujve” i Bajram Kosumit

Promovohet postromani “Epoka e konsujve” i Bajram Kosumit

Në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës u promovua sot postromani “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” i autorit Bajram Kosumi.

Në sallën “Idriz Ajeti”, të mbushur me studentë, miq dhe lexues, autori diskutoi për veprën e tij duke iu përgjigjur pyetjeve të bashkëbiseduesit, Profesor Emeritus Merxhan Avdyli, si dhe pjesëmarrësve në sallë.

Takimin e moderoi Blerta Dibrani.

Promovimi i këtij postromani është mbajtur edhe një ditë më parë, më 19 maj, në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Të pranishmit i përshëndeti rektori i universitetit, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ndërsa për librin folën dekanja Prof. Dr. Emine Shabani, Prof. Merxhan Avdyli dhe Prof. Dr. Arlind Ajvazi, nën moderimin e Adriana Velijajt.

Ndërkohë, nesër, më 21 maj, promovimi i “Epoka e konsujve dhe paradigma të tjera” do të mbahet edhe në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan./Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.