KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kader Kicaj mesazh ‘me kunja’ në rrjete sociale: Lëri Allahut çdo padrejtësi

Kader Kicaj mesazh ‘me kunja’ në rrjete sociale: Lëri Allahut çdo padrejtësi

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Kader Kicaj, ka rikthyer vëmendjen në rrjete sociale me një postim ‘me kunja’.

Në InstaStory, modelja nga Prizreni shkruan se nuk duhet mërzitur kur respekti yt ‘përplaset’ me njerëz pa vlera morale, duke theksuar se jo të gjithë dinë ta çmojnë mirësinë dhe edukatën.

Ajo vijon me një deklaratë të fortë: “Ka njerëz që e kthejnë respektin me arrogancë, mirësinë me tradhti dhe sinqeritetin me përbuzje”.

Foto: Instagram

Megjithatë, Kicaj bën thirrje të mos humbet ‘fisnikëria’ për shkak të të tjerëve, duke shtuar se karakteri është mbi çdo gjë.

Në fund, ajo lë të kuptohet se e vërteta del vetë në shesh, duke shkruar se koha ua zbulon njerëzve fytyrat që fjalët nuk mund t’i fshehin.

Kaderi nuk ka përmendur emra dhe as nuk ka dhënë detaje se kujt i drejtohej mesazhi, por postimi mjaftoi që të nxisë komente dhe aludime në rrjete sociale.

Që pas përfundimit të Big Brother, ku ka qenë Kicaj, emri i saj është lakuar tejet shumë në media e shtypin rozë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.