KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Rrezikim i trafikut publik”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

“Rrezikim i trafikut publik”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi

Policia e Kosovës ka publikur fotografin e një personi i cili po kërkohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

Sipas një njoftimi për media thuhet se çdo ofrim i informatave nga qytetarët do ta ndihmonin sektorin e hetimeve të kryeqytetit për identifikimin e personit dhe arrestimin e tij.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Rrezikim i trafikut publik’. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: info@kosovopolice.com”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.