KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shqipëria nis epokën Maran, Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares

Shqipëria nis epokën Maran, Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, konfirmoi zyrtarisht emërimin e italianit Rolando Maran në krye të Kombëtares Shqiptare, duke mbyllur njëkohësisht ciklin e ish-trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hyrë në një kapitull të ri, teksa gjatë konferencës për shtyp u zyrtarizua emërimi i Rolando Maran si trajneri më i ri i Kombëtares shqiptare.

Prezantimi u bë nga presidenti Armand Duka, i cili e cilësoi këtë si një ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për projektin e ri kuqezi.

Me këtë vendim, FSHF synon të nisë një fazë të re ndërtimi dhe ambiciesh për ekipin kombëtar, ndërsa njëkohësisht u konfirmua edhe përfundimi i bashkëpunimit me Sylvinhon dhe stafin e tij. Tashmë vëmendja kalon te vizioni dhe objektivat që Maran do të sjellë në pankinën kuqezi.

“Mirëdita dhe mirë se keni ardhur sot në këtë ditë të rëndësishme për ekipin kombëtar shqiptar, në të cilin ne do të bëjmë publik emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, i cili është këtu në krahun e djathtë timin, zotëri Rolando Maran”, ka thënë fillimisht Duka në konferencën për shtyp.

“Në të njëjtën kohë ne mbyllim një cikël me ish-trajnerin e ekipit kombëtar, zotëri Sylvinhon dhe stafin e tij”, përfundoi Duka.

Maran është trajner i njohur futbolli në Itali, pasi ka drejtuar shumë ekipe në Serie A dhe Serie B si Cittadella, Brescia, Bari, Triestina, Vicenza, Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Piusa dhe së fundmi Brescian. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.