KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ademi: Le të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, çdo largim nga kjo, na dërgon mbrapa

Ademi: Le të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, çdo largim nga kjo, na dërgon mbrapa

Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi bëri thirrje për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ademi tutje theksoi se çdo ligj i ri i cili nuk është i harmonizuar me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve na dërgon pas.

“Bëj thirrje që të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ashtu siç është. Çdo largesë prej asaj, çdo ligj i ri që nuk është i harmonizuar me këtë ligj po na dërgon neve pas.

E tash ne mund të kemi 10 provime për studentët që janë në gjuhën maqedonase e këto 10, tani ne nuk do të bëjmë 10 komisione të reja e 10 ligje të reja.

Por të bëhet një zgjidhje, të bazohen te ligji për përdorimin e gjuhëve në çdo kërkesë tonën të cilët ne do të dorëzojmë vetëm të bazohen në ligjin aktual”, deklaroi njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi në emisionin Click Plus në “TV21”.

Kujtojmë se dje në Shkup u organizua protesta e dytë e studentëve në Maqedoni, të cilët kërkojnë që provimin e jjurisprudencës dhe të gjitha provime e tjera t’i japin në gjuhën shqipe.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.