Qeveria iraniane nuk do të tërhiqet në asnjë rrethanë nga të drejtat ligjore të popullit dhe vendit.
“Dialogu nuk do të thotë dorëzim”, tha Masoud Pezeshkian në X, transmeton Telegrafi.
“Republika Islamike e Iranit hyn në dialog me dinjitet, autoritet dhe me ruajtjen e të drejtave të kombit, dhe në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqet nga të drejtat ligjore të popullit dhe vendit:, shtoi ai.
“Ne do t’i shërbejmë popullit me logjikë dhe me gjithë fuqinë tonë, deri në fund, dhe do të mbrojmë interesat dhe nderin e Iranit”, theksoi ndër tjera Pezeshkian.
Kjo vjen pasi raportua se Pakistani ndau një propozim të rishikuar iranian për paqe me SHBA-në, sipas një burimi pakistanez të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters.
Bisedimet për paqe duket se kanë ngecur në javët e fundit dhe burimi tha “nuk kemi shumë kohë”, kur u pyet se sa kohë do të duhej për të mbyllur çdo boshllëk midis dy vendeve.
Ata thanë se të dyja palët “vazhdojnë të ndryshojnë synimet”. /Telegrafi/