Studentët e universiteteve në gjuhën shqipe, të cilët do të protestojnë sërish në Shkup, kanë filluar të mblidhen në Urën e Gurit.
Protesta organizohet me moton “Bashkohuni me studentët-të gjithë një zëri”, ndërsa organizatorët thonë se synojnë mbrojtjen e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet profesionale.
Protesta e dytë studentëve në Shkup, fillon tubimi i protestuesve pranë Urës së Gurit telegrafi.com
Studentët u kanë bërë thirrje edhe sportistëve, artistëve dhe figurave publike që t’i bashkohen protestës në mbështetje të kërkesave të tyre.
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë e studentëve, pas asaj që u organizua më 6 prill të këtij viti./Telegrafi/