Dy gra deri sa ishin me një motor elektrikë kanë marrë lëndime trupore pasi janë aksidentuar me një veturë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:44 në rrugën “Ali Gashi”, në Skenderaj.
Tutje bëhet e ditur se aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa.
“Rr. Ali Gashi, Skenderaj / 17.05.2026 – 15:44. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku midis një motori elektrik dhe veture. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy viktimat femra kosovare që ishin në motorin elektrik. Aksidenti dyshohet se është shkaktuar si pasojë e mos-mbajtjes së distancës nga drejtuesja e motorit duke e goditur veturën prapa. Të lënduarat pas trajtimit mjekësor janë liruar”, thuhet në raport. /Telegrafi/