Një inspektor komunal ka raportuar se derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga një pronar i një lokali dhe disa persona të tjerë ende të paidentifikuar.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 15:50, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar.
“Viktima mashkull kosovar (m/k) inspektor komunal, ka raportuar se derisa ka qenë në kryerje të detyrës zyrtare, është kanosur dhe sulmuar fizikisht nga i dyshuari m/k –pronar i një lokali dhe disa persona të tjerë ende të pa identifikuar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti”, thuhet në raport.
Ndërkaq, të dyshuarit gjenden në arrati, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore. /Telegrafi/