KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët

Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët

Në shenjë respekti dhe përuljeje për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët që sakrifikuan për lirinë e vendit, është zhvilluar një ecje përkujtimore dhe historike në bjeshkët madhështore të Koshares vendi ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ecjes i’u bashkua edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni bashkë me Klubin Alpin Gjilani me anëtarët dhe dashamirët e bjeshkatarisë.

Siç thuhet në njoftim Hyseni, tha se përmes ecjes në gjurmët e historisë sonë në Koshare, nderuan sakrificën e dëshmorëve dhe kujtuam heroizmin e Agim Ramadanit – Katana.

“Bashkë me qytetarë e bjeshkatarë nga Gjilani, rikthyem në kujtesë një nga betejat më të lavdishme të luftës për liri”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, falënderoj Klubin Alpin Gjilani dhe të gjithë pjesëmarrësit për këtë aktivitet, që na kujton se liria jonë është ndërtuar mbi sakrificë dhe qëndresë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.