KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Çfarë dreqin është kjo?”, fansat kritikojnë episodin e fundit të “Euphoria” me Sydney Sweeney

“Çfarë dreqin është kjo?”, fansat kritikojnë episodin e fundit të “Euphoria” me Sydney Sweeney

Episodi i fundit i “Euphoria” ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, pasi fansat e cilësuan historinë “të çuditshme” dhe të mbushur me skena tronditëse.

Në episodin e gjashtë, Cassie, personazhi i luajtur nga Sydney Sweeney, vazhdon aktivitetin e saj në OnlyFans dhe shfaqet në skena provokuese brenda një klubi striptizmi.

Një nga momentet që mori më shumë vëmendje ishte skena ku ajo pozon pothuajse nudo me një piton të madh të bardhë, shkruan DailyMail.

Pamjet u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë shikues shkruan se episodi ishte “shumë i lodhshëm” dhe “më i çuditshmi deri tani”.

Në të njëjtin episod, Cassie merr një ofertë për një rol në serialin “LA Nights”, por i kërkohet të mbyllë llogarinë e saj në OnlyFans për të siguruar punën.

Ndërkohë, historia vazhdon edhe me skena të tjera dramatike që kanë mbajtur fansat të ndarë mes kritikave dhe kuriozitetit për serialin. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.