Java ka nisur me kushte atmosferike të qëndrueshme në të gjithë territorin e vendit, duke sjellë mot kryesisht të qetë dhe pa ndryshime të mëdha të temperaturave.
Temperaturat do të mbeten në vlera tipike pranverore, duke ruajtur një stabilitet të përgjithshëm në krahasim me ditët e mëparshme.
Sipas parashikimeve meteorologjike, kushtet e qëndrueshme atmosferike pritet të vijojnë edhe gjatë orëve dhe ditëve në vijim, me ndryshime të lehta lokale të vranësirave.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 10 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të forcës 2 ballë./Telegrafi/