KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Retkoceri: Janë larguar mbeturina vëllimore nga 22 lokacione në Prishtinë

Retkoceri: Janë larguar mbeturina vëllimore nga 22 lokacione në Prishtinë

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar se në kuadër të një aksioni në terren janë larguar mbeturina vëllimore nga 22 lokacione në kryeqytet, duke paralajmëruar vazhdimin e punimeve edhe në ditët në vijim.

“Pas një pune intensive e cila do të vazhdojë ende, kemi larguar mbeturina vëllimore nga 22 lokacione”, ka shkruar Retkoceri në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se gjatë procesit janë identifikuar edhe më shumë pika problematike sesa ishte menduar fillimisht.

“Pra kemi identifikuar më shumë se që ishim në dijeni fillimisht”, ka theksuar ai.

Retkoceri ka falënderuar të gjithë të angazhuarit në këtë aksion, duke shtuar se punët do të vazhdojnë.

“Falënderojmë të gjithë të angazhuarit në këtë aksion. Punët e mira nuk do të ndalen me kaq”, ka shkruar Retkoceri. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.