KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Shqipëria pritet të angazhojë një ekspert serb për stokun e dosjeve

Shqipëria pritet të angazhojë një ekspert serb për stokun e dosjeve

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar stokun e dosjeve që ka mbërritur në mbi 150 mijë të tilla.

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur që, përpos ndërhyrjeve ligjore ku propozohet gjykim i shpejtë dhe pa trupa të përbëra nga tre gjyqtarë, t’i kërkohet ndihmë ndërkombëtarëve për të propozuar zgjidhje të evadimit të çështjeve, njësoj si formula që është implementuar në gjykatat e Selanikut dhe Athinës.

Eksperti që pritet të mbërrijë në Shqipëri quhet Dimitrije Sujeranoviç dhe ka qenë i angazhuar në problemet e stokut gjyqësor në Greqi.

Por a mjafton ekspertiza vetëm e huaj për të zgjidhur këtë çështje?

“Absolutisht jo, duhet të mbushet gjyqësori me gjyqtarë dhe prokurorë. Nuk është histori vetëm e një eksperti”, shprehet avokatja Gëzime Buçi.

“S’më duket zgjidhje, kemi avokatë dhe juristë në Shqipëri”, thotë avokatja Jilldiz Kastrati.

Mes propozimeve të KLGJ-së është edhe shmangia e gjykatave për uljen e dënimeve që do të kryhet nga burgjet, dhe aplikimi sa më shpesh i proceseve online. Por në përpjekjet për të gjetur zgjidhje, kjo e moshuar është mes dhjetëra qytetarëve që enden nëpër gjykata pa e ditur se çfarë fati ka çështja e familjarëve të tyre.

Backlog do të thotë më shumë punë për gjyqtarët dhe më shumë pritje për qytetarët.

Në shkallët e para ngarkesa për çdo gjyqtar arrin në 1 mijë dosje, ndërkohë që vetëm në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm stoku ka mbërritur në 55 mijë dosje./Top Channel

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.