KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Mënyra unike se si kjo grua kërkoi pushim nga puna bëhet virale

Mënyra unike se si kjo grua kërkoi pushim nga puna bëhet virale

Një kërkesë e thjeshtë u shndërrua në një moment viral pasi një grua zgjodhi një mënyrë qesharake për t’u kërkuar shefave të saj pushim.

Mënyra unike e një gruaje për t’u kërkuar shefave të saj pushim është bërë virale në internet, duke marrë lëvdata nga mijëra përdorues të rrjeteve sociale për kreativitetin dhe humorin e saj.

Në vend që të dërgonte një email zyrtar ose të fliste drejtpërdrejt me menaxherët e saj, një grua me emrin Talia krijoi një trailer dramatik në stilin e Netflix për të kërkuar 10 ditë leje për pushime në Bali.

Klipi zhvillohet si një dokumentar plot tension, ku një njeri e pyet Talian nëse dëshiron të rrëfejë pse ka qenë e shqetësuar kohët e fundit.

Duke zbuluar arsyen pas gjithë kësaj tensioni, Talia thotë se i duhen 10 ditë pushim për të shkuar në Bali dhe për t’u argëtuar shumë.

Videoja tregon edhe reagimet e shefave të saj, Frank dhe Jack.

Ata me shaka e pyesin nëse duhet ta dërgojnë përgjigjen e tyre në format video, për të cilën Talia sqaron se duhet të jetë në formatin e një traileri dokumentari. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.