Ballkani ka shënuar fitore me rikthim ndaj Prishtinës së Re me rezultat 3-2, në kuadër të javës së 34-të të Superligës së Kosovës.
Mysafirët shënuan që në rastin e parë të mirë, kur Nedim Mekić e gjeti rrjetën për 1-0 në minutën e shtatë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta solli shumë gola.
Giovanni barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 50-të.
Por Mekić shënoi sërish në minutën e 55-të për 2-1, duke ia rikthyer epërsinë Prishtinës së Re.
Ballkani shtoi presionin pas golit të pranuar dhe barazoi në 2-2 me Anel Sabanadzović në minutën e 69-të.
Tri pikët për Ballkanin i siguroi Almir Kryeziu, i cili shënoi në fund për 3-2.
Ballkani mbetet i dyti në tabelë, ndërsa Prishtina e Re sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. /Telegrafi/