KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Paris Hilton habit me transformimin në pasarelën e Gucci-t në New York

Paris Hilton habit me transformimin në pasarelën e Gucci-t në New York

Paris Hilton tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë sfilatës “GucciCore” në New York, ku u shfaq me një pamje krejt ndryshe nga ajo që publiku është mësuar të shohë.

Ylli i njohur hoqi dorë përkohësisht nga flokët e saj ikonike bjonde dhe u paraqit në pasarelë me një paruke të gjatë brune dhe balluke, duke bërë që shumë fansa ta cilësonin si “të panjohshme”.

Për eventin e organizuar nga Gucci në Times Square, Paris kishte zgjedhur një fustan të verdhë mëndafshi me detaje fjongo dhe rripin karakteristik të markës italiane, ndërsa pamjen e kompletoi me një pallto të zezë me gëzof dhe çizme lëkure, shkruan DailyMail.

Në rreshtin e parë të sfilatës ishin të pranishëm edhe emra të njohur si Kim Kardashian, Mariah Carey dhe Shawn Mendes.

Mbrëmja mblodhi shumë figura të njohura të modës dhe showbiz-it, përfshirë Cindy Crawford, Emily Ratajkowski, Tom Brady dhe Candice Swanepoel, të cilët parakaluan ose morën pjesë në eventin luksoz të modës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.