Juventusi është tronditur në shtëpi nga Fiorentina, duke pësuar humbje 0-2.
Zonja e Vjetër e kishte me patjetër të fitonte këtë sfidë dhe nisën mirë ndeshjen duke sulmuar mysafirët.
Megjithatë ishte skuadra Vjola që kaluan të parët në epërsi me golin e Cheer Ndour që shënoi për 0-1 në minutën e 34-të.
Me epërsinë e mysafirëve u mbyllën 45 minutat e para.
Edhe në pjesën e dytë Zonja e Vjetër u hodh e gjitha në sulm,derisa u anulua goli i Dusan Vlahovic pas asistimit të Edon Zhegrovës pas intervenimit të VAR.
Kur pritej goli i barazimit nga vendasit, ishte Ronald Mandragora që shënoi një gol spektakolar për 0-2.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Juventusi pësoi humbje 0-2,duke i vështirësuar punët vetës për Ligën e Kampionëve.
Juventus tani ka zbritur në pozitën e gjashtë me 68 pikë, dy më pak se Milani i vendit të tretë dhe Roma e vendit të katërt. /Telegrafi/