KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Netanyahu do të flasë me Trumpin pas paralajmërimit të presidentit amerikan për ‘qetësi para stuhisë’

Netanyahu do të flasë me Trumpin pas paralajmërimit të presidentit amerikan për ‘qetësi para stuhisë’

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se pret të flasë me Donald Trump sot.

Ai tha se do të dëgjojë për vizitën e fundit të Trump në Kinë, ndërsa sugjeroi se ata do të diskutojnë edhe për Iranin, transmeton Telegrafi.

Kjo vjen pasi Trump postoi një fotografi të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në Truth Social duke paralajmëruar për “qetësinë para stuhisë”.

Dje, New York Times raportoi se SHBA-të dhe Izraeli po kalojnë nëpër përgatitjet më intensive për sulme të reja kundër Iranit që nga armëpushimi i arritur muajin e kaluar.

Dy zyrtarë të Lindjes së Mesme thanë se të dy vendet po kërkojnë të jenë gati që javën e ardhshme.

Ndërkohë, Channel 12 i Izraelit raportoi se vendi po përgatitet për ripërtëritjen e afërt të luftës kundër Iranit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.