Presidenti i Brazilit ka folur për takimin e tij të fundit me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në fillim të këtij muaji.
Lula da Silva u tha gazetarëve se i dha Trump një kopje të marrëveshjes bërthamore të vitit 2010, që Brazili dhe Turqia negociuan me Iranin.
Ai shtoi se Trump tha se do ta lexonte kopjen e marrëveshjes, e cila u refuzua nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian në atë kohë.
Sipas marrëveshjes, Irani do të dërgonte më shumë se 1,200 kg uranium të pasuruar përtej kufirit në Turqi, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte në këmbim të rreth 125 kg uranium të pasuruar në 20% për t’u përdorur në Reaktorin e tyre Kërkimor të Teheranit me fuqi të ulët.
Analistët e përshkruajnë atë si shumë të ngjashme me një marrëveshje që iu ofrua Teheranit një vit më parë, por që u refuzua atëherë.
Në bisedimet me homologun e tij brazilian në fillim të kësaj jave, ministri i Jashtëm i Iranit vlerësoi përpjekjet e Brazilit dhe Turqisë në mbështetje të marrëveshjes së vitit 2010.
Trump tha se Irani është “i interesuar të arrijë një marrëveshje” për t’i dhënë fund luftës dhe paralajmëroi se “nëse nuk e bën këtë, do të ketë një kohë shumë të keqe”. /Telegrafi/