Performanca e përfaqësuesit të Izraelit në Eurovision 2026 është shoqëruar me protesta dhe tensione brenda arenës në Vjenë.
Noam Bettan interpretoi këngën “Michelle” gjatë gjysmëfinales, ndërsa në sallë u dëgjuan thirrje protestuese “Ndalo gjenocidin” nga disa pjesëtarë të audiencës gjatë pjesës së parë të performancës.
Sipas raportimeve të medieve lokale austriake, sigurimi ndërhyri gjatë performancës dhe largoi fizikisht të paktën dy protestues nga arena Wiener Stadthalle.
Screenshot
Pavarësisht ndërprerjeve dhe atmosferës së tensionuar në sallë, Noam Bettan arriti të kualifikohej në finalen e madhe të Eurovision 2026.
Edicioni i 70-të i Eurovisionit është shoqëruar me polemika të shumta këtë vit.
Sipas raportimeve, Irlanda, Spanja, Holanda, Sllovenia dhe Islanda bojkotuan konkursin, duke bërë që numri i vendeve pjesëmarrëse të zbresë në 35, shifra më e ulët që nga viti 2003. /Telegrafi/