Presidenti amerikan, Donald Trump, ka postuar një video në Truth Social në të cilën kombinoi fjalimin e tij, “e kemi në shënjestër, zjarr”, me një video të bërë me Al.
Në video shfaqet një anije amerikane duke shkatërruar një aeroplan iranian me atë që duket si rreze lazeri.
Ndryshe, Trump së fundmi tha se nuk e dinte nëse do të arrihej së shpejti një marrëveshje me Iranin.
“Nuk kam asnjë ide nëse do ta bëjnë. Nëse nuk e bëjnë, do të kenë një kohë shumë të keqe, një kohë shumë të keqe. Më mirë të bëjnë një marrëveshje”, deklaroi presidenti i SHBA-së.
Ndryshe, tensionet në rajon mbeten të larta që prej 28 shkurtit, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme ndaj Iranit, duke shkaktuar kundërpërgjigje nga Teherani kundër Izraelit dhe aleatëve amerikanë në vendet e Gjirit.
Situata u përkeqësua edhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit. /Telegrafi/